Kabashi në krye të përfaqësueses

Zgjedhjet 2013

Kabashi në krye të përfaqësueses

Nga: K.G. Më: 26 maj 2015 Në ora: 12:38

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës pas konsultimeve në mbledhjen e fundit mori vendim që përzgjedhës i përkohshëm i Përfaqësueses së Kosovës – meshkujt, të jetë kryetrajneri i deritashëm Taib Kabashi.

Bordi mori këtë vendim pasi shumë shpejt Përfaqësuesja e Kosovës do të marrë pjesë në Kampionatin e parë te shteteve në zhvillim që organizohet në Prishtinë dhe Gjakovë nga data 18-26 qershor. Prandaj koha e shkurtër dhe garat qe e presin Përfaqësuesen e Kosovës bëri që të bëhet kjo zgjedhje në mënyrë të shpejtuar dhe duke e pasur parasysh punën e Kabashit në vazhdimësi.

Bordi në fund të muajit qershor do të shpall konkursin dhe kriteret e propozuara për zgjedhjen e përzgjedhësve të dy përfaqësueseve për femra dhe meshkuj pasi të dy janë zgjedhur me mandat të përkohshëm. Kabashi në ndërkohë do të bëjë publik bashkëpunëtorët si dhe emëroren e përzgjedhur pasi ajo duhet dorëzuar deri me 28 maj ne zyrën e IHF-it”, thuhet nga FHK-ja.

Kabashi nuk është emër i ri në përfaqësuese, sepse ai para një kohe ka qenë në krye të saj, ndryshe është trajner i KH Prishtina, e cila është nënkampione e Kosovës. Në fakt, Alfred Llazari, ka qenë përzgjedhës të meshkujt deri në kohën e shkarkimit nga bordi i FHK-së.

Ndërkaq, Llazari pati thënë se nuk ishte i shkarkuar, por pati dhënë dorëheqje në fund të muajit prill! Ndërkohë, sipas vendimit të bordit të FHK-së, edhe Florent Beqiri do të jetë përzgjedhës i përfaqësueses së Kosovës te femrat deri në zgjedhjen e të riut!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat