Emri që lakohet si trajner i ri i Realit

Zgjedhjet 2013

Emri që lakohet si trajner i ri i Realit

Më: 26 maj 2015 Në ora: 11:42

Drejtuesit e Real Madridit shumë shpejt do të emërojnë trajnerin e ri pas shkarkimit të Carlo Ancelottit. Ka disa emra që lakohen në mediet botërore, si Jurgen Klopp, Rafael Benitez etj. Mirëpo, raportimet e fundit thonë se trajneri i Napolit, Benitez, mund të jetë në krye të klubit ‘mbretëror’. Sipas agjentit Ernesto Bronzetti, Benitez do të jetë pasardhës i Ancelottit. “Benitez do të jetë trajner i Real Madridit, 99 për qind. Nëse nuk fitoni asnjë titull në një sezon, në Real Madrid ju shkarkoheni”, ka thënë Bronzetti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat