Kur do të sqarohet çështja e Ancelottit?

Zgjedhjet 2013

Kur do të sqarohet çështja e Ancelottit?

Më: 22 maj 2015 Në ora: 15:25

Ditëve të fundit shkruhet më të madhe se Carlo Ancelotti i ka ndeshjet e fundit si trajner të Real Madridi. Ancelotti nuk shqetësohet në këtë drejtim, por vështron situatën me vëmendje, duke besuar se mund të jetë ende në timonin e kësaj skuadre që ngeli pa asnjë trofe. Gjithçka do zbulohet mes ditës së diel dhe asaj të hënë kur është programuar një takim mes presidentit Florentino Perez dhe trajnerit 55-vjeçar. “Ende nuk kam folur me klubin dhe as drejtuesit nuk kanë biseduar me mua. Vazhdoj të mendoj se do të jem unë trajneri i Realit të Madridit edhe në të ardhmen, derisa klubi të më thotë diçka tjetër.

Të dielën ose të hënën do të mblidhemi me drejtuesit dhe ata do të marrin një vendim sa i përket të ardhmes time. Nëse qëndroj do të ishte diçka fantastike pasi kjo është edhe dëshira ime. Nëse jo atëherë do ti kujtoj gjithmonë në mënyrën më të mirë të mundshme dy vitet që kalova këtu”. Trajneri italian tha se notën duhet ta japin drejtuesit e klubit. “Notën është më mirë ta vendosë klubi.

Pjesa e parë e sezonit ishte një rekord më vete për ne. Ndërsa më pas mund të kishim bërë edhe më mirë. Luftuam deri në fund por fakti është se e mbyllëm sezonin pa asnjë trofe. Kroos dhe James? Kanë zhvilluar një sezon të mirë. Ishte vetëm viti i parë për ta në Madrid dhe u përshtatën shumë mirë. Besoj se të dy e kanë ndihmuar jashtëzakonisht ekipin. Reali ka blerë dy futbollistë që do t’i shërbejnë shumë në të ardhmen.

Ronaldo? Nuk mbaj mend se sa shumë gola ka shënuar ai. Cristiano bëri gjithçka për ekipin, nuk mund të kërkonin më shumë nga Ronaldo”, tha Ancelotti. Real Madridi nesër zhvillon ndeshjen e fundit me Getafen, e cila luhet në Santiago Bernabeu në orën 20.30.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat