Prishtina është model për organizim

Zgjedhjet 2013

Prishtina është model për organizim

Më: 5 maj 2015 Në ora: 15:24

Kampioni i Ligës Ballkanike, Sigal Prishtina u prit edhe nga kryetari i Kok-ut, Besim Hasani. Hasani përgëzoi klubin tonë për angazhimin dhe përkushtimin, duke na falënderuar për përkushtimin dhe devotshmërinë deri në minutat e fundit të finales. Ai tha se kjo fitore na bënë krenar të gjithëve, e sidomos pas njohjes nga FIBA dhe njohjes Komitetit Olimpik të Kosovës me të drejta të plota nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

Po ashtu, ai shtoi se KB Prishtina është model për organizim, e sidomos në resurse humane, krahas atyre sportive. Hasani po ashtu u dakordua që ndërtimi i një salle dhe po ashtu sallave dhe stadionave të tjera anembanë Kosovës është padyshim një nevojë e madhe për shtetin e Kosovë, thuhet në njoftimin e KB Sigal Prishtina.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat