Baras në Vushtrri

Zgjedhjet 2013

Baras në Vushtrri

Nga: K.G. Më: 3 maj 2015 Në ora: 16:00

Skuadra e Hajvalisë u kthye me një pikë të vlefshme nga Vushtrria dhe vazhdon ende të ëndërrojë në luftë për titullin e kampionit në Raiffeisen Superligë. Kampioni në fuqi, Kosova e Vushtrrisë, si vendas barazoi 1:1 me Hajvalinë. Talenti vushtrrias, Milot Rashica, shënoi në minutën e 27-të për Kosovën, por ky gëzim i madh i tyre u prish në pjesën e dytë, kurse Azem Ahmeti nga penalltia qe i saktë dhe barazoi rezultati 1:1 në minutën e 55-të. Hajvalia është në vend të pestë me 43 pikë, sa ka edhe Kosova e gjashta.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat