Sadiku 89 minuta, Sioni humbi dy penallti

Zgjedhjet 2013

Sadiku 89 minuta, Sioni humbi dy penallti

Nga: K.Goca Më: 26 prill 2015 Në ora: 12:57

Thuni shënoi fitore me shumë fat me rezultat 2:1 kundër Sionit, pasi që kjo e fundit ka humbur dy penallti. Sulmuesi shqiptar, Berat Sadiku luajti titullar deri në minutën e 89-të dhe bëri paraqitje të mirë për Thunin.

Golat i shënuan për Thunin: Gonzalez (2’) e Ferreira (30’) dhe për Sionin: Follonier (56’). Carlitos në minutën e 19-të e Konate (90+4’) nuk ishin të saktë nga penalltia për Sionin. Thuni është në vend të tretë me 45 pikë dhe ka 13 më shumë se Sioni që klasifikohet i gjashti. Zurich si mysafir luajti baras 0:0 me Aaraun. Shqiptari Berati Gjmshiti luajti standard me Zuruich-un dhe u kthyen të pamposhtur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat