Pa gola në Ferizaj

Zgjedhjet 2013

Pa gola në Ferizaj

Nga: K.Goca Më: 24 prill 2015 Në ora: 16:02

Hajvalia ka qenë më fat në Ferizaj, e cila ka mundur të kthehet edhe duarthatë, sikur futbollisti ferizajas, Gëzim Rusi, të ishte i saktë në minutën e 89-të, kur qëlloi tërthorësen. Ferizaj-Hajvalia, u ndanë baras (0:0), në kuadër të javës së 24-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll. Si Ferizaj, po ashtu edhe Hajvalia nuk janë të kënaqur me nga një pikë, sepse Ferizaj kërkon sigurimin e ekzistencës, ndërsa Hajvalia titullin. Ferizaj tashmë është në vend të 11-të me 18 pikë, kurse Hajvalia e katërta me 39 pikë të mbledhura.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat