Lahm: Përvoja jonë na ka mësuar

Zgjedhjet 2013

Lahm: Përvoja jonë na ka mësuar

Më: 24 prill 2015 Në ora: 15:07

Bayerni tash mendon thellë për super sfidën me Barcelonën. Një ndeshje e fortë dhe që vështirë është të parashikohet se cila do të avancojë tutje. Futbollisti më përvojë i Bayernit, Philipp Lahm, ka thënë se do të ndeshen me një skuadër të fortë dhe që është më e mira. “Për momentin, duket se Barcelona është ekipi më i mirë. Ata kanë lojtarë të mëdhenj që kanë shkëlqyer. Ata pësojnë shumë pak gola dhe shënojnë shumë gola. Por, kur e arrini gjysmëfinalen, ju dëshironi edhe finalen. Përvoja jonë na ka mësuar se nuk do jetë lehtë. Ne kemi histori ndaj Barcelonës. Shpresojmë që ta përsëritim”, ka thënë Lahm.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat