Mourinho: Jemi në pozitë të mirë për titull

Zgjedhjet 2013

Mourinho: Jemi në pozitë të mirë për titull

Më: 19 prill 2015 Në ora: 13:36

Chelsea kurrë më afër titullit të kampionit në Premier League, e cila kryeson klasifikimin me 76 pikë dhe ka 10 më shumë se Arsenali në vend të dytë pas 33 javëve të luajtura. Në fakt si Chelsea po ashtu edhe Arsenali kanë nga një ndeshje më pak të luajtur. Skuadra që drejtohet nga Jose Mourinho, me fitoren minimale 1:0 kundër Manchester Utd, që ishte edhe derbi i javës, faktikisht po i troket titulli. “Kemi edhe gjashtë ndeshje, por jemi në pozitë të mirë për titull”, tha Mourinho. Sipas tij, ndeshja me Manchester Utd, ka qenë mjaft e mirë, ndonëse rivali ka pasur edhe dominimin. Për Mourinhon me rëndësi janë tri pikë dhe tani shikon përpara.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat