Mbahet turneu i shahut ‘Mesut Gashi’

Zgjedhjet 2013

Mbahet turneu i shahut ‘Mesut Gashi’

Nga: K.Goca Më: 2 prill 2015 Në ora: 11:04

Zyra e Federatës së Shahut e Kosovës bën të ditur se me 5 prill do të mbahet turneu përkujtim ‘Mesut Gashi’ në shah. Sipas tyre, gjithçka është e gatshme për këtë turne që pritet të jetë i fortë. “Turneu mbahet në restorantin ‘Prishtina’ dhe fillon në orën 10.00. Gara do të zhvillohet sipas sistemit zviceran (9 xhiro me nga 15 minuta) dhe me rregullat e FIDE-s për shahun rapid. Pesë vendet e para do të shpërblehen me të holla”, bëhet e ditur nga Federata e Shahut. Në turne marrin pjesë shahistët më të mirë dhe pritet të jetë luftë e pakompromis për vend të parë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat