Kemi probleme

Zgjedhjet 2013

Kemi probleme

Më: 1 prill 2015 Në ora: 11:22

Holanda fitoi miqësoren e futbollit me rezultat 2:0 ndaj Spanjës, por kjo nuk e kënaq përzgjedhësin e saj, Guus Hiddink. Ai tha se kanë probleme, sepse bënë disa gabime amatore në këtë takim. Hiddink, e vuri theksin në aspektin mbrojtës, aty ku Holanda ka çaluar jo pak kohët e fundit. “Ne kemi bërë gabime foshnjarake edicionin e fundit dhe këto probleme i shfaqëm edhe ndaj Spanjës. Gjithsesi duhet të jemi shumë të kujdesshëm në riparimin e defekteve tona. Shënuam dy gola shumë të mirë, por unë nuk jam i verbër, i konstatoj lehtë problemet tona. Prandaj them se kemi shumë gjëra të rregulluar”, tha Hiddink. ‘Tulipanët’ fituan me golat e Setfan De Vrij (13’) e Davy Klaaseen (16’).

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat