Bogdani Shqipërisë: Nuk mund të fitohet që në minutat e para...

Zgjedhjet 2013

Bogdani Shqipërisë: Nuk mund të fitohet që në minutat e para...

Më: 26 mars 2015 Në ora: 17:42

Ish-futbollisti Erjon Bogdani e njeh fort mirë kombëtaren e Shqipërisë, pasi është larguar nga grupi aktual vetëm një vit më parë. Kësisoj ai e shikon përballjen me Armeninë jo thjesht si një tifoz, por gati si pjesë e kuqezinjve. Në këtë këndvështrim, ish-sulmuesi për “Panorama Sport” analizon mënyrën sesi duhet të luajë Shqipëria për të mundur Armeninë, duke dhënë natyrisht edhe një parashikim. Duke parë situatën rreth Kombëtares, a mendoni se ndeshja me Armeninë është “pompuar” më shumë nga ç’duhet?

“Ndoshta, por unë dua ta marr me pozitivitet, pasi kur mendoj se sa shumë tifozë do jenë në mbështetje të Kombëtares. Kur mendoj se gjithë kombi ynë do ketë sytë nga kjo ndeshje, atëherë natyrisht që vetvetiu frymëzohesh dhe mbushesh me motivim”, përgjigjet Bogdani. Si e shikoni përballjen me Armeninë?

“Shumë delikate. Një ndeshje që nuk mund të mendohet se mund të fitohet me vrull dhe vetëm me entuziazëm. Nuk mund të fitohet që në minutat e para, por do duhet të luhet njëlloj deri në vërshëllimën e fundit. Mos harrojmë se sikundër neve bëjmë llogari të marrim pikë të plota ndaj tyre, edhe ata nga ana tjetër të njëjtën gjë bëjnë”, tha Bogdani.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat