Pepe justifikon barazimin

Zgjedhjet 2013

Pepe justifikon barazimin

Më: 2 mars 2015 Në ora: 11:29

Barcelona i është afruar për dy pikë Real Madridit dhe tani edhe më e nxehtë është bërë lufta për titullin e kampionit në Spanjë. Real Madridi zhgënjeu shikuesit në Santiago Bernabeu duke barazuar 1:1 me Villarealin, këtë dështim të tyre e shfrytëzoi rivali i përbetuar dhe i përjetshëm i tyre, Barcelona, e cila të shtunën si mysafir e mundi me 3:1 Granadën. Barcelona është në vend të dytë me 59 pikë dhe ka dy më pak se Real Madridi.

Pepe e ka justifikuar barazimin me Villarealin. “E kërkuam fitoren, por Villareal u mbrojt shumë mirë. Ne luajtëm me krosime nga krahët, pasi në mes ishte praktikisht e pamundur që të depërtonim. Pësuam gol nga kundërsulmi, pra ky është futbolli. Jemi ende në krye dhe duhet të vazhdojmë të punojmë deri në fund të sezonit”, thotë Pepe.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat