Jardim: Ishim të organizuar kundër Arsenalit

Zgjedhjet 2013

Jardim: Ishim të organizuar kundër Arsenalit

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 16:02

Monaco është me një këmbë në çerekfinalen e Champions Leagues në futboll, por vetëm e pret edhe ndeshjen e kthimit. Monaco në Emirates fitoi me rezultat 3:1 ndaj Arsenalit. Trajneri i skuadrës së Monacos, Leonardo Jardim, tha se nuk është fitorja më e madhe në Champions. “Nuk është fitorja më e madhe në Champions League.

Ne gjithashtu mposhtëm edhe Zenitin dhe Leverkusenin. Fitorja në Gjermani ishte më e rëndësishme pasi na hapi rrugët për kualifikim”, ka thënë Jardim. “Arsenal ka individë të shkëlqyer, por ky është një sport ekipor. Ishim shumë të organizuar, por gjithashtu në gjendje për të sulmuar”, ka thënë Jardim, i cili pret kualifikimin më tutje në garën më prestigjioze.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat