Juve në telashe

Zgjedhjet 2013

Juve në telashe

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 15:48

Kampioni italian, Juventusi, pa dyshim se është në telashe, për faktin se do të ketë mungesën e futbollistit më përvojë në derbin e madh që luhet të hënën (me 2 mars, në orën 20.45) në stadiumin ‘Olimpico’, kundër Romës. Pirlo pritet të kthehet në fushën e blertë në takimin e kthimit të Champions League në përballje me Dortmundin. Lajmin për mungesën e Pirlos në derbi me Romën e ka konfirmuar edhe trajneri i Juves, Masimiliano Allegri. “Ndeshjen me Romën e ka humbur, por shpresojmë që ta kemi për duelin e kthimit në Champions”, tha Allegri. Pirlo deri më tash (nga viti 2011) ka luajtur 114 ndeshje për Juventusin dhe realizoi 15 gola.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat