Spaçi për tre muaj në Besë

Zgjedhjet 2013

Spaçi për tre muaj në Besë

Nga: Kemajl Goca Më: 30 janar 2015 Në ora: 17:56

Valentin Spaçi, ish-basketbollisti i mirënjohur, së fundi edhe drejtor sportiv në klubin e basketbollit Kosova e Re Bashkimi nga Prizreni, vendosi që ta marr timonin e skuadrës pejane, Besa. Ai si trajner synim e ka që më këtë ekip të sigurojnë mbetjen në ETC Superligë. “Arsye që u largova nga Bashkimi, janë se nuk kanë mundur obligimet t’i përmbushin ndaj meje. Kam marr një ofertë të mirë nga Besa, ku në të njëjtën kohë është sfidë për mua. Kam ardhur për t’i ndihmuar ekipi pejan që ta sigurojë ekzistencën”, tha Spaçi që ka firmosur për tre muaj me Besën, e cila zë vendin e shtatë me 19 pikë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat