Cuadrado afër Chelseat?

Zgjedhjet 2013

Cuadrado afër Chelseat?

Më: 29 janar 2015 Në ora: 16:07

Futbollisti i Fiorentinës, Juan Guillermo Cuadrado, ndodhet vetëm një hap larg transferimit te Chelsea. E përditshmja britanike Daily Mail bën me dije se presidenti i kaltërve të Londrës Roman Abramovich është gati ti paguajë Fiorentinës klauzolën e largimit të lojtarit që kap shifrën e 35 milionë Eurove, dhe në orët e ardhshme kolumbiani pritet të shndërrohet zyrtarisht në një futbollist i Chelsea-it. Madje Daily May shkon edhe më tej teksa shkruan se Cuadrado do të jetë gati të ndihmojë skuadrën e tij të re në sfidën e kësaj fundjave që blutë do të kenë ndaj Manchester City-it. Megjithatë për të bërë të mundur transferimin e 26-vjecarit amerikano-jugor në Stamford Bridge, drejtuesit e Chelsea-t më parë duhet të arrinë akordin për transferimin e Andre Schurrles te Dortmundi ose Wolfsburgu.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat