Për çka vë bast Zidane?

Zgjedhjet 2013

Për çka vë bast Zidane?

Më: 27 janar 2015 Në ora: 12:14

Zinedine Zidane vlerëson në maksimum trajnerin aktual të Realit të Madridit, Carlo Ancelotti. Ish-futbollisti francez aktualisht trajner i Real Castillias, është shumë i kënaqur me punën e Ancelottit në krye të klubit merengues aq sa Zidane deklaron me bindje se nëse do të ishte ai presidenti i Los Blancos do t'ia rinovonte menjëherë kontratën me Ancelottin."Ancelotti di të marrë maksimumin nga i gjithë grupi i futbollistëve, ai di të vendosë se kur duhet të ndryshojë diçka dhe është një motivator shumë i mirë për lojtarët. Për mendimin tim Ancelottiështë trajneri më i mirë që Reali mund të kishte në dispozicion. Unë vë bast se drejtuesit e klubit do të rinovojnë kontratën me të”, tha Zidane.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat