Goggia e artë, Vonn e bronztë në lëshim - Bota Sot
Goggia e artë, Vonn e bronztë në lëshim

Skijim

E martë, 22 maj 2018

Goggia e artë, Vonn e bronztë në lëshim

Nga: Kemajl Goca Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 14:33
Sofia Goggia, foto AFP

Skiatorja 25-vjeçare nga Italia, Sofia Goggia, triumfoi në disiplinën e lëshimit në Lojërat Olimpike Dimërore  - Pyeongchang 2018. Goggia u stolis me medalje të artë,  duke lënë pas vetes norvegjezen Ragnhild Mowinckel. Fitore shumë e ngushtë e italianes, e cila për nëntë të qindtat ka qenë më e shpejt se norvegjezja.  Italiania zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:39,22 minuta.  Goggia iu gëzua këtij triumfit historik dhe është medalje e parë e saj në Lojërat Olimpike Dimërore. Mowinckel me pak fat do të kishte kohën edhe më të mirë, por arriti t’i shmanget për 36 qindtat amerikanes së mirënjohur Lindsey Vonn.

Image

Mowinckel 

fitoi medaljen e argjendtë,  ndërsa Vonn renditet në pozitën e tretë, me 47 qindtat e kohës më të ngadalshme se pozita e parë, por u desh të kënaqej me medaljen e bronztë.  Tina Weirather nga Lihteshtejni me gjithë orvatjet e saja nuk arriti më shumë se në vend të katërt me kohë më të ngadalshme për 67 qindtat se Goggia dhe me një epërsi 39 qindta se pozita e pestë, amerikania Alice McKennis. Skiatorja zvicerane Michelle Gisin  renditet në pozitën e tetë, apo me kohë më të mirë për 9 qindtat se Viktoria Rebensburg nga Gjermania.

Rezultatet

1. Sofia Goggia (Italia) 1:39,22

2. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia)         +0,09

3. Lindsey Vonn (SHBA)        +0,47

4. Tina Weirather (Lihteshtejni)     +0,63

5. Alice McKennis (SHBA)     +1,02

6. Corinne Suter (Zvicra)       +1,07

7. Breezy Johnson (SHBA)     +1,12

8. Michelle Gisin (Zvicra)      +1,33

9. Viktoria Rebensburg (Gjermania)        +1,42

10. Ramona Siebenhofer (Austria) +1,76

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test