Anulohet gara e supersllallomit të madh

Skijim

Anulohet gara e supersllallomit të madh

Nga: K. G. Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 13:22
Lara Gut Behrami

Nuk ka garë për femra sot.

Moti i keq e ka anuluar garën e sotme në supersllallomin e madh që pritej të mbahej në Val di Fassa të Italisë. 

“Për shkak të reshjeve të borës së madhe në 24 orët e fundit, gara e Supersllalomit pr sot është anuluar”, njoftoi FIS në orët e para të mëngjesit.

Edhe nëntë gara kanë mbetur deri në fund, Lara Gut Behrami është në krye të renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës dhe ka 205 pikë më shumë se skiatorja amerikane MIkaela Shiffrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat