Hirscher fiton medaljen e dytë të artë në Lojërat Olimpike Dimërore - Bota Sot
Hirscher fiton medaljen e dytë të artë në Lojërat Olimpike Dimërore

Skijim

E hënë, 18 qershor 2018

Hirscher fiton medaljen e dytë të artë në Lojërat Olimpike Dimërore

Nga: Kemajl Goca Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 12:45
Marcel Hirscher, foto Ezra Shaw

Skiatori më i mirë në botë, austriaku Marcel Hirscher fitoi medaljen e dytë të artë në Lojërat Olimpike Dimërore  - Pyeongchang 2018, në garën e sllallomit të madh që u mbajt në Qendrën e Skive në Jongpjong. Ai shënoi fitore bindëse, duke u stolis me medalje të artë, e cila është e dyta pas asaj në kombinimim alpin.  

Marcel Hirscher zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:18.04 minuta apo për një sekondë e 27 qindtat ka qenë më i shpejt se francezi Alexis Pinturault. Rivalitet i madh për vend të dytë, por Pinturault u desh të kënaqej me vend të tretë dhe me medalje të bronztë. Befasi ka qenë skiatori nga Sllovenia, Zan Kranjec, që renditet në pozitën e katërt, me kohë me të ngadalshme për një sekondë e 71 qindtat se pozita e parë.

Rezultatet

1. Marcel Hirscher (Austria)     2:18.04

2. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)    +1.27

3. Alexis Pinturault (Franca)    +1.31

4. Zan Kranjec (Sllovenia)       +1.73

5. Thomas Fanara (Franca)    +1.79

6. Victor Muffat-Jeandet (Franca)     +1.81

7. Mathieu Faivre (Franca)      +1.95

8. Leif Kristian Nestvold-Haugen (Norvegjia)       +2.19

9. Loic Meillard (Zvicra) +2.41

10. Matts Olsson (Suedia)       +2.66

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test