Shtyhet gara e skitares shqiptare - Bota Sot
Shtyhet gara e skitares shqiptare

Skijim

E hënë, 21 maj 2018

Shtyhet gara e skitares shqiptare

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 12:38
Shtyhet gara e skitares shqiptare

Gara e sllalomit për femra në Lojërat Olimpike Dimërore, ku do të garojë edhe skiatorja shqiptare Suela Mëhilli, u shty për ditën e premte.

Gara që ishte parashikuar të zhvillohej këtë të mërkurë do të niste me provat teknike, por erërat e forta bënë që organizatorët, për arsye sigurie për sportistët, të vendosin shtyrjen e saj me 2 ditë, shkruan TCH.

Ndërkaq, nuk ka ndryshim të datës së garës tjetër ku do të garojë Suela Mëhilli, slalomin gjigand. Ajo do të zhvillohet në datën e përcaktuar që në fillim, ditën e enjte në 15 shkurt. Ndërkohë që në 18 dhe 22 shkurt do të garojë edhe skiatori tjetër, Erjon Tola në slalomin gjigand dhe atë special.

Në këto dy disiplina do të garojë për herë të parë dhe një skiator kosovar, Albin Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test