Lara Gut e pa konkurrencë në sllallomin e madh

Skijim

Lara Gut e pa konkurrencë në sllallomin e madh

Nga: Kemajl Goca Më: 22 tetor 2016 Në ora: 19:05
Lara Gut

Skiatorja e Zvicrës, Lara Gut, startoi me fitore në edicionin e ri të Kupës së Botës në disiplinën e sllallomit të madh, e cila u mbajt në Qendrën e Skive në Solden të Austrisë. Gut rrëshqiti për mrekulli dhe ka qenë bindshëm më e mirë se rivalet.

Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:23.02 minuta ose për një sekondë e 44 qindtat ka qenë më e shpejt se amerikania Mikaela Shiffrin.

Në vend të tretë është renditur italiania Marta Bassino me kohë më të dobët për një sekondë e 93 qindtat se pozita e parë.

Për Gut është fitorja e dytë deri më tash në Solden, ndërsa e katërta në sllallomin e madh dhe gjithsej ka 19 fitore në karrierën e saj.

Rezultatet 1. Lara Gut (Zvicra) 2:23.02 2. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1.44 3. Marta Bassino (Italia) 1.93 4. Stephanie Brunner (Austria) 2.28 5. Sofia Goggia (Italia) 2.77 6. Tessa Worley (Franca) 2.82 7. Michaela Kirchgasser (Austria) 3.01 8. Petra Vlhova (Sllovakia) 3.23 9. Federica Brignone (Italia) 3.24 10. Ana Drev (Sllovenia) 3.29.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat