Lara Colturi dështon në sllallom

Skijim

Lara Colturi dështon në sllallom

Më: 21 janar 2024 Në ora: 20:50
Lara Colturi

Skiatorja e Shqipërisë ka dalë nga pista në zbritjen e dytë.

Lara Colturi ka dështuar në disiplinën sllallom, pjesë e garave të Kupës së Botsë së Skive që po zhvillohet në Jasno të Sllovakisë.

Skiatorja italiane ka zgjedhur të konkurrojë për Shqipërinë ka dalë e nëntëmbëdhjeta në zbritjen e parë, ndërsa ka rrëshkitur në të dytën duke dalë nga pista.

Ky rezultat, bazuar vetëm në zbritjen e parë, nuk e klasifikon në renditjen e përgjitshme të garës së të dielës, skiatoren kuqezi. Kujtojmë që të shtunën, Lara Colturi e ka mbyllur konkurrimin në vendin e trembëdhjetë në disiplinën e Sllallomit e madh.

Gjithsesi botërori i skive vazhdon dhe skitorja jonë do të vijojë me garat në disiplina të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat