Skiatorja amerikane, një përbindësh në shteg dhe 95 fitoret e saja në karrierë 

Skijim

Skiatorja amerikane, një përbindësh në shteg dhe 95 fitoret e saja në karrierë 

Nga: K. Goca Më: 21 janar 2024 Në ora: 15:36
Mikaela Shiffrin

Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, po shkon drejt fitores së 100-të në Kupën e Botës.

Mikaela Shiffrin ka regjistruar fitoren e 95-të në Jasna të Sllovakisë.

Skiatorja amerikane ngadhënjeu në disiplinën e sllallomit, me kohë të kaluar për 1:48,21 minuta, me kohë më të mirë për 14 qindtat se kroatja Zrinka Ljutiç.

Podiumin e kompletoi suedezja Anna Swenn-Larsson duke ngecur për 81 qindtat larg vendit të parë.   

Shiffrin ka thelluar epërsinë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës. Ajo prin me 1209 pikë dhe sigurt po shkon drejt titullit, ndërsa Vlhova zë vendi e dytë me 802 e Gut – Behrami është e treta me 789.

Në sllallom, Shiffrin prin me 630 pikë, pasojnë Vlhova me 505 e Durr me 402 sosh.

Renditja

1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:48,21
2. Zrinka Ljutiç (Kroacia) +0,14
3. Anna Swenn-Larsson (Suedia) +0,81
4. Camille Rast (Zvicra)        +0.90
5. Melanie Meillard (Zvicra)    +1.39
6. Michelle Gisin (Zvicra)    +1.86
7. Lena Dürr (Gjermania)     +1.97
8. Dzenifera Ģērmane (Letonia)    +2.09
9. Sara Hector (Suedia)    +2.23
10. Neja Dvornik (Sllovenia    +2.82

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat