Lanishek fiton garën e dytë të turneut “Katër Kërcimoret” në Garmish

Skijim

Lanishek fiton garën e dytë të turneut “Katër Kërcimoret” në Garmish

Më: 1 janar 2024 Në ora: 18:13
Anzhe Lanishek

Slloveni Anzhe Lanishek ka arritur fitoren e gjashtë në karrierë në kërcime me ski, teksa ka triumfuar në serinë e dytë të turneut “Katër Kërcimoret” që u mbajt në Garmisch.

Lanishek fitoi me 295.8 pikë, duke lënë pas vetes japonezin Ryoyu Kobayashi (292.6) dhe gjermanin Andreas Wellinger (291.4).

Lanishek ishte i pari edhe në kualifikime, i cili në raundin e parë kërceu 136 metra me 144.6 pikë, ndërsa në të dytin 137 metra me 151.2 pikë, që i mjaftuan për të zënë vendin e parë.

Kobayashi i Japonisë, i cili ishte i pari në renditje pas pjesës së parë, nuk arriti të mbajë pozicionin e liderit në fund. Andreas Wellinger i Gjermanisë, fitues nga Oberstdorf, ndalesa e parë e turneut “Katër Kërcimoret”, përfundoi në pozitën e tretë.

Pas garës së sotme, turneu zhvendoset në Austri. Ndalesa e tretë është Innsbruck më 3 janar, teksa turneu përfundon më 6 janar në Bischofshofen.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat