Skiatorja e shqiptarisë renditet e 22-ta, 2 sekonda e 57 qindtat larg Shiffrinit 

Skijim

Skiatorja e shqiptarisë renditet e 22-ta, 2 sekonda e 57 qindtat larg Shiffrinit 

Nga: K. Goca Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 16:13
Colturi

Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi sot garoi në disiplinën e sllallomit të madh në Kupën e Botës, që u mbajt në Lienz të Austrisë.

Lara Colturi përfundoi në vend të 22-të me kohë më të dobët për 2 sekonda e 57-të se fituesja e garës, amerikanja Mikaela Shiffrin.

Mbi të gjitha Lara Colturi bëri një paraqitje të mirë në një konkurrencë shumë të fortë. 

Skiatorja e Shqipërisë gjithnjë e më shumë po fiton përvojë në garat e Kupës së Botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat