Marco Schwarz shkëlqen në Madonna Di Campiglio

Skijim

Marco Schwarz shkëlqen në Madonna Di Campiglio

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 22 dhjetor 2023 Në ora: 23:18
Marco Schwarz

Skiatori austriak Marco Schwarz shkëlqeu në disiplinën e sllallomi që u mbajt në Madonna Di Campiglio të Italisë.

Austriaku ka treguar formë të jashtëzakonshme në garën e skijimit që u mbajt nën dritat e reflektorëve.

Clement Noël nga Franca zuri vendin e dytë por me kohë më të dobët për 25 qindtat se fituesi i garës apo për 14 qindtat më i shpejt se Dave Ryding nga Britania e Madhe.

Schwarz kryeson në renditjen e sllallomit me 180 pikë, pasojnë Feller me 145, Ryding me 110 pikë etj.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Schwarz udhëheq me 464 pikë, pasojnë Odermatt me 456, Zubçiç 198 pikë etj.

Renditja

1. Marco Schwarz (Austria) 1:40,51
2. Clement Noël (Franca) +0,25
3. Dave Ryding (Britania e Madhe) +0,39
4. Timon Haugan (Norvegjia)    +0.41
5. Manuel Feller (Austria)    +0.43
6. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)    +0.44
7. Loïc Meillard (Zvicra)    +0.47
8. Atle Lie McGrath    (Norvegjia)    +0.52
9. Linus Straßer (Gjermania)    +0.64
10. AJ Ginnis (Greqia)    +0.74

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat