Gut - Behrami mbetet për 33 të qindtat pas fitueses së garës 

Skijim

Gut - Behrami mbetet për 33 të qindtat pas fitueses së garës 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 3 dhjetor 2023 Në ora: 21:56
Gut - Behrami

Lara Gut – Behramit, për 33 të qindtat e sekondës i ik vendi i parë në disiplinën e sllallomit të madh që u mbajt sot në Qendrën e Skive në Tremblant të Kanadasë.

Skiatorja italiane Federica Brignone  ngadhënjeu me kohë të kaluar për 2:11.95 apo për 33 t'qindtat e sekondës ishte më e shpejtë se vendi i dytë, zvicerania Lara Gut – Behrami. 

Skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin përfundoi në vend të tretë por me kohë më të mirë për 6 të qindtat se Clara Direz e Francës.

Image

Federica Brignone

Shiffrin kryeson me 470 pikë, pasojnë Vlhova me 391, Gut - Behrami me 325 etj. Në sllallomin e madh, Gut - Behrami kryeson me 325 pikë, pasojnë Brignone me 320, Shiffrin 220 pikë etj. 

Renditja

1. Federica Brignone    (Italia)    2:11.95
2. Lara Gut-Behrami (Zvicra)    +0.33
3. Mikaela Shiffrin (SHBA)    +0.39
4. Clara Direz (Franca)    +0.45
5. Petra Vlhova (Sllovakia)    +0.67
6. Valerie Grenier (Kanada)    +0.73
7. Zrinka Ljutiq (Kroacia)    +1.16
8. Marta Bassino (Italia)    +1.22
9. A.J. Hurt (SHBA)    +1.40
10. Sofia Goggia (Italia)    +1.58

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat