Holdener me fitore spektakolare në sllallom 

Skijim

Holdener me fitore spektakolare në sllallom 

Nga: K. Goca Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 15:41
Wendy Holdener

Skiatorja zvicerane, Wendy Holdener, po bëhet gjithnjë e më e pamposhtur në sllallom.

Për fitoren e katërt të karrierës së saj në Botërorin e Sestrieres në Itali, ajo parakaloi rivalet e mëdha të viteve të fundit, amerikanen Mikaela Shiffrin dhe sllovaken Petra Vlhova, të cilat kryesuan pas ecurisë së parë.

Holdener me fitore spektakolare në sllallom!Image

Wendy Holdener

 “Holdener siguron fitoren historike”, shkruan mes të tjera mediumi zviceran “Blick”. 

“Wendy Holdener është e pandalshme! Ajo gjithashtu fiton sllallomin në Sestriere dhe po shkëlqen”, shkruan më tej.

Wendy Holdener zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:56,29 minuta, duke lënë pas për 47 qindtat Mikaela Shiffrin.

Petra Vlhova arriti në podium përkatësisht në pozitën e tretë por me kohë më të dobët për 70 qindtat se Holdener
Vlhova ka qenë e para në rrëshqitjen e parë por në të dytën nuk ia doli ashtu si kishte planifikuar.

Në sllallom, Holdner dhe Shiffrin kryesojnë me 325 pikë, pasojnë Vlhova me 230, Swenn Larsson me 220 pikë etj.

Në renditjen e përgjithshme, Shiffrin udhëheq me 385 pikë, para Holdner që ka 366 e Vlhova 340 pikë.

Renditja 

1. Wendy Holdener (Zvicra) 1:56,29
2. Mikaela Shiffrin (SHBA) +0,47
3. Petra Vlhova (Sllovakia) +0,70
4. Hanna Aronsson Elfman (Suedia)    +1,05
5. Paula Moltzan (SHBA)    +1,07
6. Anna Swenn Larsson  (Suedia)    +1,13
7. Zrinka Ljutiç (Kroacia)        +1,14
8  Lena Dürr Gjermania)        +1,28
9. Mina Holtmann (Norvegjia)    +1,94
10. Martina Dubovska (Çekia)    +2,40

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat