Braathen më i miri në sllallom, Odermatt kryeson në renditjen e përgjithshme

Skijim

Braathen më i miri në sllallom, Odermatt kryeson në renditjen e përgjithshme

Nga: K. Goca Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 14:16
Braathen më i miri në sllallom

Sllallomi i parë i sezonit të ri për skiatorët alpin është fituar nga norvegjezi Lucas Braathen.

Në Qendrën e Skive në Val d'Isere të Francës, ai fitoi pas një paraqitje të shkëlqyeshme dhe me epërsi prej 84 të qindta të sekondave ndaj vendit të dytë. 

Braathen fitoi për herë të tretë në karrierën e tij, herën e dytë në sllallom. 

Ai arriti i pari me kohë të kaluar për 1:38,14 minuta, duke lënë pas austriakun Manuel Feller. Zvicerani Loïc Meillard zuri vendin e tretë me 98 qindtat e kohës më të dobët se fituesi i garës. 

Henrik Kristoffersen në grahjen e parë ka qenë më i mirë por ashtu nuk i shkoi edhe në grahjen e dytë dhe përfundoi në vendin e 6-të.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt kryeson me 520 pikë, pasojnë Kilde me 380, Braathen me 215 pikë etj.

Renditja 

1. Lucas Braathen (Norvegjia) 1:38,14
2. Manuel Feller (Austria) +0,84
3. Loïc Meillard (Zvicra) +0,98
4. Kristoffer Jakobsen (Suedia)    +1,06
5. Alexis Pinturault (Franca)    +1,33
6. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)    +1,35
7. Daniel Yule (Zvicra)    +1,37
8. Timon Haugan (Norvegjia) +1,75
9. Marco Schwarz (Austria) +1,87
10. Tobias. Kastlunger (Italia)        +1,93

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat