Dramë në sllallom, Holdener dhe Swenn-Larsson me kohë të njëjtë 

Skijim

Dramë në sllallom, Holdener dhe Swenn-Larsson me kohë të njëjtë 

Nga: K. Goca Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 20:29
Holdener dhe Swenn-Larsson me kohë të njëjtë 

Skiatorja zvicerane, Wendy Holdener dhe suedezja Anna Swenn-Larsson, arritën në vend të parë me kohë të njëjtë në disiplinën e sllallomit, që u mbajt në Killington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Holdener dhe Swenn-Larsson treguan formë të lartë duke arritur në cak me kohë të njëjtë, 1:42,97 minuta.

Austriakja Katharina Truppe renditet në vend të tretë me 22 qindtat me pak se fitueset e garës dhe me 22 qindtat e kohës më e shpejt se pozita e katërt, sllovakja Petra Vlhova.

Shiffrin kryeson në renditjen e përgjithshme me 265 pikë, pasojnë Holdner (240), Vlhova (220) etj. Shiffrin kryeson edhe në sllallom me 245 pikë, pasojnë Holdner me 225, Swen - Larsson 180 pikë etj.

Renditja 

1. Wendy Holdener (Sz) 1:42,97
1. Anna Swenn-Larsson (Suedia) +0,00
3. Katharina Truppe (Austria) +0,22
4. Petra Vlhova (Sllovakia)    +0,44
5. Mikaela Shiffrin (SHBA)    +0,59
6. Maria Tviberg (Norvegjia)    +0,69
7. Ana Bucik (Sllovenia)    +0,71
8. Franziska Gritsch (Austria)    +0,73
9. Leona Popoviq (Kroacia)    +0,89
10. Sara Hector (Suedia)    +1,10

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat