Marco Odermatt triumfon në hapje të edicionit të ri

Skijim

Marco Odermatt triumfon në hapje të edicionit të ri

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 23 tetor 2022 Në ora: 14:33
Marco Odermatt

Kampioni në fuqi i botës, Marco Odermatt, skiatori zviceran, në. mënyrën më të mirë e ka filluar edicionin e ri.

Skiatori zviceran ka shënuar fitoren në hapje, ka fituar 100 pikët e para. 

Ai e zuri vendin e parë në disiplinën e sllallomit të madh që u mbajt në Qendrën e Skive në Soelden të Austrisë.

Odermatt arriti i pari me kohë të kaluar për 2:04:72 minuta, me kohë më të mirë për 76 qindtat se slloveni Zhan Kranjec. 

Odermatt edhe në rrëshqitjen e parë dominoi dhe e ruajti me sukses vendin e parë por jo edhe norvegjezi  Braathen që u rendit i dyti por bie në pozitën e pestë në rrëshqitjen e dytë.

Norvegjezi i mirënjohur Henrik Kristoffersen arriti në podium por me kohë më të dobët për 97 qindtat se vendi i parë apo për 13 qindtat ishte më i shpejt se bashkëkombësi i tij, Lucas Braathen.

Renditja

1. Marco Odermatt (Zvicra)     2:04:72
2. Zhan Kranjec (Sllovenia) +0,76
3. Henrik Kristoffersen (Norvegjezi)  +0,97
4. Lucas Braathen  (Norvegjezi)    + 1,10
5. Rasmus Windingstad  (Norvegjezi)    +1,11
6. Tommy Ford (SHBA)    +1,16
7. Loic Meillard (Zvicra) +1,19
8. Alexander Schmid (Gjermania) +1,37
9. Stefan Hadalin (Sllovenia)    + 1,38
10. Thibaut Favrot (Franca)    +1,40

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat