Dehari zhvillon përgatitjet e fundit

Skijim

Dehari zhvillon përgatitjet e fundit

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 12:52
Dehari zhvillon përgatitjet e fundit

Dehari zhvillon përgatitjet e fundit!

Skiatori shqiptarë, Dardan Dehari, e pret me padurim garën e tij të parë, por nuk ndalet me përgatitjet e tij nën syrin e trajnerit të tij dhe olimpistit Antonio Ristovski, i cili tashmë është për herë të katërt në Lojërat Olimpike.

Kushtet në Pekin janë të shkëlqyera pavarësisht motit jashtëzakonisht të ftohtë.

Të gjithë mezi presim ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike “Pekin 2022”, në të cilat Dehari dhe Ana Cvetanovska do të mbajnë flamurtarin e Maqedonisë në hapjen solemne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat