Kilde më i miri në supersllallomin e madh, +12 para zviceranit   

Skijim

Kilde më i miri në supersllallomin e madh, +12 para zviceranit   

Nga: Kemajl Goca Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 14:30
Kilde më i miri në supersllallomin e madh, +12 para zviceranit   

Norvegjezi Aleksander Aamodt Kilde është më i miri në disiplinën e supersllallomit të madh në Kupën e Botës, që u zhvillua në Qendrën e Skive në Val Gardena/Groeden të Italisë. 

Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:26,29 minuta, duke e lënë pas për 12 qindta zviceranin Mauro Caviezel.

Në podium arrin edhe një norvegjez. Është fjala për skiatorin e mirënjohur Kjetil Jansrud i cili zuri pozitën e tretë dhe me kohën më të dobët për 21 qindtat e sekondës se fituesi i garës. 

Image

Austriaku Matthias Mayer mbetet për 13 qindtat e sekondës jashtë podiumi. Në renditjen e supersllallomit të madh, Caviezel udhëheq me 180 pikë, pasojnë KIlde 122, Jansrud 100 pikë etj. 

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt kryeson me 290 pikë, duke lënë pas për 14 pikë francezin Pinturault, pastaj Kilde me 235, Zubçiç 208 pikë etj.

Rezultatet 
1. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia) 1:26,29
2. Mauro Caviezel (Zvicra) +0,12
3. Kjetil Jansrud (Norvegjia) +0,21
4. Matthias Mayer (Austria)    +0,34
 5. Andres Sander (Gjermania)    +0,60
 6. Nils Allegre (Franca)    +0,78
 7. Johan Clarey (Franca) +0,86
 8. Ryan Cochran Siegle (SHBA)    +0,87
 9. Marco ODERMATT  (Zvicra)    +0,98
10. Beat Feuz (Zvicra)    +1,05

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat