Rama: Vijojmë me pastrimin e Durrësit nga pisllëku

Shqipëria

Rama: Vijojmë me pastrimin e Durrësit nga pisllëku

Më: 1 nëntor 2014 Në ora: 12:10

Kryeministri i vendit, Edi Rama, njoftoi sot se operacionet për pastrimin e vijës bregdetare të Durrësit nga ndërtimet pa leje do të vazhdojnë deri në kthimin e saj në normalitet.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale “Twitter” dhe “Facebook”, Rama ka publikuar edhe një foto të fundit nga aksionet e prishjes.

“Operacioni i pastrimit vijon në vijën e rërës ku ndërtimet pa leje e shtresat e pisllëkut mbajnë peng plazhin e DR”, shkruan Rama.

Pastrimi i vijës bregdetare të Durrësit është në vazhdën e aksioneve të ndërmarra nga qeveria në mbarë vendin për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe atyre që kanë zënë hapësirat publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat