Llalla: Kemi mjaft të dhëna për vrasjen e Santos, hetimet janë të gjithanshme

Shqipëria

Llalla: Kemi mjaft të dhëna për vrasjen e Santos, hetimet janë të gjithanshme

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 19:17

Kryeprokurori Adriatik Llalla thekson vendosmërinë e institucionit që drejton për të luftuar korrupsionin, duke çuar deri në fund hetimet ndaj zyrtarëve të lartë. Në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’, Prokurori i Përgjithshëm tha se organi i akuzës ka dërguar përpara gjykatës disa zyrtarë, përfshi 5 gjyqtarë dhe një prokuror, të akuzuar për veprën penale të korrupsionit.

“Prokuroria shqiptare ka pasur në hetim dhe vijon të ketë në procese hetimi zyrtarë të lartë. Ne synojmë që me goditjen e këtij fenomeni, i cili pengon vërtet të ardhmen evropiane të vendit, synojmë të afrojmë Shqipërinë drejt kësaj të ardhme. Ka patur rezultate konkrete në këtë drejtim. Kemi dërguar për gjykim disa zyrtarë, përfshirë gjyqtarë apo prokurorë.”- deklaroi Llalla.

I pyetur në lidhje me hetimet për vjedhjen në BSH, kryeprokurori Llalla tha se tashmë janë dërguar për gjykim mjaft zyrtarë të nivelit të ulet të bankës dhe vijojnë hetimet për zyrtarët e nivelit të lartë.

Kryeprokurori Adriatik Llalla komentoi edhe hetimet për vrasjen e bankierit Artan Santo, duke theksuar se hetimet janë intensive dhe të gjithanshme.
“Kemi mjaft të dhëna. Hetimet janë të gjithanshme. Pistat, ka dyshime për versione të ndryshme, përse është vrarë ky biznesmen.”-deklaroi Llalla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat