Raporti i DASH për Shqipërinë, Lapaj: Në vendin tonë korrupsioni të përplaset në fytyrë, populli të reagojë

Shqipëria

Raporti i DASH për Shqipërinë, Lapaj: Në vendin tonë korrupsioni të përplaset në fytyrë, populli të reagojë

Më: 23 prill 2024 Në ora: 16:38
Adriatik Lapaj

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, i ftuar në rubrikën Çështja e ditës nga moderatori Klevin Muka në News 24, komentoi raportin e DASH për Shqipërinë.

Lapaj theksoi se në vendin tonë korrupsioni është madhor, ndërsa si zgjidhje të vetme për çrrënjosjen e tij sheh reagimin mbarëpopullor.

Në Shqipeëri korrupsioni të përplaset në fytyrë, korrupsioni është karburanti që mban ngrehinën në këmbë. Qytetarët duhet të presin krahët e zgjatur të politikës ndaj drejtësisë.

Vota deformohet në Shqipëri përmes blerjes, përmes përdorimit të të fortëve etj. E gjitha mund të ndryshojë falë vullnetit popullor. Ndërkombëtarët dokumentojnë sistemin, ndërsa qytetarët mund ta ndryshojnë realitetin duke reaguar”, deklaroi Lapaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat