PS, bashkëpunim me Rithemelimin/ Analistja: Bashës s’i zihet besë. Është i kompleksuar për shumë gjëra nga Berisha

Shqipëria

PS, bashkëpunim me Rithemelimin/ Analistja: Bashës s’i zihet besë. Është i kompleksuar për shumë gjëra nga Berisha

Më: 1 prill 2024 Në ora: 18:11
Brizida Gjikondi

Analistja Brizida Gjikondi, në intervistën për “Newline” komentoi gjithashtu edhe negociatat e arritura mes PS dhe Rithemelimit për paqen në Kuvend. E pyetur për arsyen se pse maxhoranca vendosi që të negociojë me Rithemelimin dhe jo me PD e Bashës, ajo tha se këtij të fundit nuk mund t’i zihet besë.

“Jo vetëm për reformën zgjedhore, por dhe ligjin për amnistinë. Janë shumë ligje që tani në prag të integrimit në BE, kanë shumë institucione që janë peng i votimit të cilësuar. Duke qenë se PS nuk ia ka votat dhe duke qenë që Basha asnjëherë nuk zhgënjen pabesimin e tij, nuk është konsekuent në atë që bën dhe thotë, mendoj se PS ka hedhur sytë nga PD.

Nuk mbahet politika shqiptare për një politikë me moral të lartë. Në fund të ditës duan të bëjnë kompromise dhe ndoshta për të dalë para BE si një forcë kontruktive që parësore vë unitetin e politikës. Bashës nuk është për t’ja pasur besën jo vetëm për pagat e gjyqtarëve por edhe kur flet për pavarësinë e SPAK.

Ai ka thjesht fjalë se kur është pjesa për t’i vërtetuar me prova ai zhduket, siç u zhduk për imunitetin e Berishës. Ai më shumë ka frikë nga Berisha. Jam e bindur se Berisha ka shumë skelete të Bashës në sirtaret e tij dhe Basha është kompleksuar nga Berisha për shumë gjëra që ne ndoshta nuk i dimë por i nënkuptojmë nga veprimet që bën Basha.“, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat