Shërbimet e NATO-s alarmohen mbi zërat e depërtimit rus në ishullin e Sazanit

Shqipëria

Shërbimet e NATO-s alarmohen mbi zërat e depërtimit rus në ishullin e Sazanit

Më: 21 mars 2024 Në ora: 14:07
Ishulli i Sazanit

Sipas shkrimeve të ‘Bloomberg’, ‘The New York Times’ apo ‘Frankfurter Alemagne’  ‘Zeitung’; Jared Kouchner do të jetë zotëruesi kryesor, por flamurin e menaxhimit do ta ketë kompania e njohur ndërkombëtare ‘Aman’. Një kompani shumëkombëshe që ka aktorë të ndryshëm, por që është në pronësinë e një oligarku rus, përkatësisht: Vladislav Yurievich Doronin. Një personazh kontrovers që është dyshuar gjithmonë për lidhje me kreun e Kremlinit...

Menjëherë pas publikimit të shkrimeve në mediat perëndimore mbi mundësinë e një investimi të madh në ishullin e Sazanit nga dhëndri i Donald Trump me një super kompani që drejtohet nga një oligark rus, kanë alarmuar shërbimet inteligjente të NATO-s.

Burime diplomatike i thanë ‘Pamfleti’-t, se qeverisë shqiptare i është kërkuar një raport i plotë në lidhje me këtë aferë, që në fakt është në një kontekst që ka të bëjë me sigurinë e Aleancës Veriatlantike.

Vetëm në vitin 2019, qeveria shqiptare ka kërkuar nga NATO që të shfrytëzojë Pashalimanin në Gjirin e Vlorës, si një bazë logjistike e aleancës.

NATO ktheu menjëherë përgjigje, duke bërë të ditur se do ta shqyrtonin e vlerësonin me kujdes.

Por siç dihet më pas shpërtheu Pandemia e Covid- 19 dhe procesi u shty.

Vetëm këtë vit, NATO ka rinisur procesin e vlerësimit, e sipas gjasave në fund të këtij viti, apo vitin e ardhshëm mund të ketë përgjigje konkrete për këtë kërkesë të qeverisë shqiptare.

Por në këtë logjikë, duhet pasur parasysh fakti, se nëse NATO pranon që Pashalimani të jetë një bazë taktiko-logjistike e saj, atëherë kapaciteti operacional logjistik nuk kap vetëm territorin e bazës ushtarake të Pashalimanit. Pasi strategjikisht e taktikisht, ajo bazë është ‘nul’ nëse nuk ka kontroll në tërë Gjirin e Vlorës, që ka brenda gadishullin e Karaburunit e mbi të gjitha ishullin e Sazanit.

Janë këto asete që bëjnë të mundur kontrollin e Gjirit të Vlorës, i cili konsiderohet një rezervat perfekt për kontrollin e mesdheut. Kjo sepse është det i mbrojtur, i thellë, e mbi të gjitha ka çelësat e kanalit të Otrantos, një nga nyjet rrugore detare më të rëndësishme në Mesdhe.

NATO, deri tani nuk se ka nxjerrë një material, pasi pret sqarim shterues nga qeveria shqiptare, por fakt është se alarmi i shërbimeve sekrete ka ardhur qoftë për faktin e këputjes së trekëndëshit me ishullin e Sazanit që ndërron destinacion, qoftë edhe dyshimet që bien mbi kompaninë që do të marrë kontrollin e investimit në Sazan.

Sipas shkrimeve të ‘Bloomberg’, ‘The New York Times’ apo ‘Frankfurter Alemagne’  ‘Zeitung’; Jared Kouchner do të jetë zotëruesi kryesor, por flamurin e menaxhimit do ta ketë kompania e njohur ndërkombëtare ‘Aman’. Një kompani shumëkombëshe që ka aktorë të ndryshëm, por që është në pronësinë e një oligarku rus, përkatësisht: Vladislav Yurievich Doronin. Një personazh kontrovers që është dyshuar gjithmonë për lidhje me kreun e Kremlinit.

Ai është zhvendosur në Zvicër prej vitesh, ku ka dhe zyrat qendrore, përkatësisht në qytetin Zug, ku pranë tij ndodhen edhe zyrat e kompanisë së gazit ‘Nord Stream’.

Megjithatë kompania ‘Aman’ është një konsorcium ndërkombëtar që ka investime edhe në SHBA apo edhe në vende të tjera të NATO-s; si në Greqi, Itali, Portugali etj.

Gjithsesi çështja e instalimit të tij në Gjirin e Vlorës, ka shkaktuar alarm, e për këtë qëllim i është kërkuar sqarim shterues qeverisë shqiptare. E cila nëpërmjet Edi Ramës ka kërkuar vetë që NATO të instalohet në Gjirin e Vlorës. Kërkesë që tani bën sikur e ka harruar, sidomos pas ardhjes së ofertave për Karaburunin e Sazanin, që kryeministri po e trajton pa asnjë transparencë.

Ishulli i Sazanit, prej 200 vjetësh ka qenë një bazë e rëndësishme mesdhetare e fuqive më të mëdha detare të kohës, duke nisur nga Britania e Madhe, Italia, Greqia, Bashkimi Sovjetik. Sazani ka qenë një bazë ushtarake, e cila është folur shpesh se mund të jepet për turizëm por gjithçka ka mbetur në kuadër të fjalëve.

Kjo sepse Sazani mund të jetë një lokacion tërheqës por ka disa probleme jo të vogla si mungesa e plazheve, erërat e mëdha si dhe mungesa e ujit të pijshëm. Por çështja më e rëndësishme është se më shumë se një atraksion turistik, ai është një ishull strategjik ushtarak.

E shërbimet Perëndimore, kanë shumë drojë se kthimi i Sazanit në një ishull oligarkësh pa kontroll, mund ta bëjë atë të pa menaxhueshëm.

Sa për kujtesë, kompania ‘Aman’ që pritet të menaxhojë Sazanin, ka disa vite që ka nën administrim ishullin e Shën Stefanit në Mal të Zi, i cili nuk ka pasur asnjëherë asete strategjike, por ka qenë gjithmonë një sit turistik e kulturor.

Sot Shën Stefani është kthyer në një pol milionerësh dhe mjaft i zhvilluar që sjell miliarda, por hapësira nuk se kontrollon gjirin përreth, përveçse kujdeset për mjedisin, ç’ka e ka edhe si flamurin më të rëndësishëm të veprimit të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat