Goditi me grushte kamerierin në lokal, e pëson 53-vjeçari në Librazhd

Shqipëria

Goditi me grushte kamerierin në lokal, e pëson 53-vjeçari në Librazhd

Më: 17 mars 2024 Në ora: 13:43
Foto ilustrim

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori për një 53-vjeçar, i cili dyshohet se ka goditur me grushte kamerierin e një lokali.

Sipas informacioneve të policisë, shkak i konfliktit dyshohet të jenë bërë për motive të dobëta.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e një 53-vjeçari, pasi ditën e djeshme, në ambientet e një lokali, ka goditur me grushte kamarieren e këtij lokali, për motive të dobëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat