Vota e emigrantëve rrit cilësinë e demokracisë në vend

Shqipëria

Vota e emigrantëve rrit cilësinë e demokracisë në vend

Më: 15 mars 2024 Në ora: 21:17
Foto ilustrim

Në raport me votën e emigrantëve, përveç shumicës qe janë dakord qe ata te votojnë, Barometri sjell edhe disa opinione të tjera të tyre në raport me cilësinë që kjo votë mund të këtë sipas opinionit të tyre.

Të vendosur përballë disa pyetjeve, shprehje, atyre u është kërkuar që të tregojnë nëse janë dakord ose jo.

Emigrantët duke mos qenë të varur nga politika, zgjedhin më mirë për interesat e vendit.

65,4 % janë dakord me këtë shprehje , 18.2 % nuk janë dakord dhe 2.8 % shprehen nuk e di.

Një tjetër shprehje: “Vota e emigranteve do ta demokratizoje me shpejt Shqipërinë “ , me këtë janë dakord 63,1 %  dhe 16,6 % nuk janë dakord me këtë shprehje .

Në këto të dhëna duket qartë dakordësia e shumicës nga 1000 të intervistuarit e Barometrit se sipas tyre vota e emigrantëve mund të ketë me pak mundësi të intimidohet apo ndikohet nga klientelizmi i politikës, dhe se vota e tyre si cilësi zgjedhje mund ta ndihmoje vendit të demokratizohet me shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat