Tentuan të dilnin nga Shqipëria, me pasaporta greke të falsifikuara, arrestohen dy shtetas turq

Shqipëria

Tentuan të dilnin nga Shqipëria, me pasaporta greke të falsifikuara, arrestohen dy shtetas turq

Më: 13 mars 2024 Në ora: 12:36
Foto ilustrim

Si rezultat i kontrolleve të shtuara nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe i përdorimit të mjeteve bashkëkohore për ekzaminimin e dokumenteve, goditen 2 raste të tentativës për të kaluar kufirin, me dokumente të falsifikuara.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas turq që tentuan të dilnin nga Shqipëria, me pasaporta greke të falsifikuara.

Sekuestrohen pasaportat false dhe biletat e udhëtimit.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i përdorimit të mjeteve bashkëkohore për ekzaminimin e dokumenteve, bazuar në analizën e riskut, kanë goditur 2 raste të tentativës për të kaluar kufirin, me dokumente të falsifikuara. Për këto dy raste, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasit turq:

38 vjeç dhe 26 vjeç, të dy banues në Turqi.

Këta shtetas kanë paraqitur në sportel, në dalje, pasaporta greke me të dhënat e tyre, të cilat pas ekzaminimit në laborator, rezultuan të falsifikuara. Pasaportat false dhe biletat e udhëtimit të këtyre shtetasve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat