Një ditë pas dakordësisë në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi mbledh sot grupin parlamentar, Basha pritet të shkarkojë…

Shqipëria

Një ditë pas dakordësisë në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi mbledh sot grupin parlamentar, Basha pritet të shkarkojë…

Më: 13 mars 2024 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Mblidhet sot grupi parlamentar i PD-së. Takimi në fjalë është kërkuar nga kreu i grupit, Gazment Bardhi, njëherësh dhe nënkryetari i Rithemelimit, ku do të informojë deputetët për mbledhjen e djeshme të Konferencës së Kryetarëve.

Kujtojmë se dje në Konferencën e Kryetarëve u vendos që palët të diskutonin për objektet e hetimit për dy komisione hetimore, atë të koncesioneve në shëndetësi dhe për sistemin TIMS.

Po sot, është njoftuar mbledhja e Kryesisë së PD-së zyrtare, të Lulzim Bashës, e cila do të nisë në orën 17:00.

Duke iu referuar burimeve, gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se pritet të përjashtohen deputetë të caktuar që i janë bashkuar Rithemelimit së fundmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat