''Palët politike, autore të gjendjes ku ndodhet vendi'', Lapaj: ''Shqipëria Bëhet'' është lëvizje anti-estabilishment

Shqipëria

''Palët politike, autore të gjendjes ku ndodhet vendi'', Lapaj: ''Shqipëria Bëhet'' është lëvizje anti-estabilishment

Më: 11 mars 2024 Në ora: 21:36
Adriatik Lapaj

Kryetari i Lëvizjes ‘’Shqipëria Bëhet’’, Adriatik Lapaj i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se Lëvizja ‘’Shqipëria Bëhet’’ është një lëvizje anti estabilishment.

Lapaj: Lëvizja është një lëvizje anti estabilishment.

Nuk është lëvizje me kap ndonjë post deputeti, se me qenë ashtu i kishim rënë shkurt.

Pra ne jemi një lëvizje anti estabilishment, pra nuk konformohemi me asnjë nga palët për sa kohë që ne konsiderojme që palët politike në vend janë autore të gjendjes në të cilën ndodhet vendi.

Konsiderojmë që reformat që e kanë cuar vendin gjithmonë e më keq janë bërë në mënyrë të përbashkët.

Ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 janë bërë me bashkëpronësinë dhe bashkëatorësinë e të dyja palëve.

Ndryshimet e kodit zgjedhor duke vrarë përfundimisht garën në Shqipëri janë bërë me bashkëautorësinë e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat