Ra nga kati i shtatë i pallatit/ 3-vjeçarja dërgohet për mjekim të specializuar tek Trauma, ndodhet në gjendje të rëndë

Shqipëria

Ra nga kati i shtatë i pallatit/ 3-vjeçarja dërgohet për mjekim të specializuar tek Trauma, ndodhet në gjendje të rëndë

Më: 5 mars 2024 Në ora: 21:35
Foto ilustrim

Një 3-vjeçare bie nga kati i shtatë i një pallati në Durrës.

Fëmija dyshohet se ra aksidentalisht lartësia mbrëmjen e së martës, në plazhin e Durrësit. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:00, në lagjen 13 të qytetit. Në rrethana ende të paqarta, vogëlushja ka rënë nga ballkoni i apartamentit në kat të shtatë, ku ndodhej së bashku me prindërit e saj.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, e mitura është dërguar fillimisht në spitalin rajonal të Durrësit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, por gjendja e saj paraqitet e rëndë për shkak të lartësisë së madhe nga e cila ka rënë.

Në këto kushte fëmija është dërguar drejt spitalit të traumës në Tiranë për trajtim të specializuar mjekësor, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat