Mbante mjet presës gjatë mësimit dhe nxitej nga i ati për të përdorur armë zjarri, nën hetim 16-vjeçari! Babai në kërkim

Shqipëria

Mbante mjet presës gjatë mësimit dhe nxitej nga i ati për të përdorur armë zjarri, nën hetim 16-vjeçari! Babai në kërkim

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 09:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 16-vjeçar nga Tirana i cili mbante armë të ftohta gjatë mësimit në shkollë dhe nxitej nga i ati të përdorte armë zjarri, është vënë nën hetim.

Ndërsa babai i tij 52-vjeçar O.Sh është në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tij.

Gjatë kontrollit të banesës së tyre, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan 6 armë (pushkë, shotgun, sportive, gjysmë automatike), sasi municioni luftarak të kalibrave të ndryshëm, 2 mjete prerëse, si dhe 2 palë targa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat