Presidenti dekreton Denion Meidanin si Ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut! Lirohet Fatos Reka

Shqipëria

Presidenti dekreton Denion Meidanin si Ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut! Lirohet Fatos Reka

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 14:03
Denion Mediani

Presidenti i Republikes, Bajram Begaj ka emëruar në detyrë si Ambasadori i jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z.Denion Mediani.

Këtë post më herët e ka mbajtur z.Fatos Reka. Denion Meidani është djali i ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë, z.Rexhep Meidani.

Njoftimi:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

PRESIDENTI

DEKRET

PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 26, pika 2 të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

DEKRETOJ:

Neni 1 Zoti Denion Meidani emërohet Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, rezident.

Neni 2 Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Dekret nr. 79

Tiranë, më 21.2.2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat