Kuçovë: Video të 10-vjeçarit me fjalë banale në TikTok, arrestohen gjyshja dhe babai i tij

Shqipëria

Kuçovë: Video të 10-vjeçarit me fjalë banale në TikTok, arrestohen gjyshja dhe babai i tij

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Një rast i pazakontë vjen këtë të mërkurë nga Kuçova, nga ku policia njoftoi arrestimin e dy personave: Nënë e bir.

Natasha Rombula 67-vjeçe dhe Armando Kumaraku 44-vjeç u arrestuan pas një hetimi 2 mujor, ku autoritetet dolën në përfundimin se ata shfrytëzonin një 10-vjeçar, nipi dhe djali i të arrestuarve, me qëllim përfitimin nga rrjeti social TikTok. Ata postonin video të të miturit me fjalë denigruese dhe banale.  

Kallëzimi për rastin në fjalë u bë nga nëna e 10-vjeçarit, në Dhjetor të vitit që lamë pas. Rombula dhe Kumaraku u shpallën në kërkim për t’u arrestuar më pas në Sarandë, aty ku jetonin.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë, pas kallëzimit të marrë në muajin dhjetor 2023, nga shtetasja E. A., se ish-bashkëshorti i saj dhe nëna e tij, postonin në rrjetin social TikTok, video ku shfaqej djali i saj i mitur 10 vjeç, duke përdorur fjalë denigruese dhe banale, menjëherë kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, e cila regjistroi procedimin penal për këtë rast. Si rezultat i hetimeve dy mujore me metoda proaktive, u bë shpallja në kërkim e shtetasve Armando Kumaraku dhe Natasha Rombula. Pas sigurimit të inteligjencës policore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë, për vendndodhjen e këtyre 2 shtetasve, u organizua në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Show”.

Në kuadër të operacionit, u kapën në Sarandë, 2 shtetasit e shpallur në kërkim, të cilët më pas u shoqëruan në Komisariatin e Policisë Kuçovë, për veprime të mëtejshme procedurale. Në përfundim të veprimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë kanë ndaluar shtetasit A. K., 44 vjeç dhe N. R., 67 vjeçe, të dy banues në Sarandë“, tha policia e Kuçovës në një njoftim për mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat