“Tmerri i Ramës s’duhej shfryrë me dhunë ndaj të pafajshmëve”- Noka publikon fotot e dy protestuesve të dhunuar nga policia

Shqipëria

“Tmerri i Ramës s’duhej shfryrë me dhunë ndaj të pafajshmëve”- Noka publikon fotot e dy protestuesve të dhunuar nga policia

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 10:16
Flamur Noka

Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka publikuar foton e dy të rinjve, që sipas tij, janë dhunuar nga policia gjatë protestës së opozitës para Kryeministrisë.

Noka shprehet se efektivët s’duhet të shfrynin me dhunë ndaj të pafajshmeve, tmerrin e kryeministri Edi Rama ndaj protestës.

“Banditët me uniforme duhet të dinë një gjë, tmerrin e Ramës e Ballës ndaj protestës madhështore nuk duhej ta shfrynin me dhunë ndaj të pafajshmeve. Urdhëruesit do t’i braktisin siç po braktis Rama bashkëpunëtoret e tij një e nga një.

Image
Protestuesi i lënduar

Do përballen me ligjin dhe demokratet. Asgjë nuk harrohet e sidomos kjo barbari ndaj dy te rinjve të pafajshëm, Andrea Malia e Kindi Toli.

Çdo kapërcim ligji do shpaguhet. Ne nuk harrojmë këtë dhunë barbare ndaj njerëzve tanë që protestuan qytetarisht e paqësisht”, shkruan Noka.

Image
Protestuesi i lënduar

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat